Napoli “dhunon” Çelsin, Reali barazim befasues
ITALI- Champions League ka dhuruar dje një mbrëmje përrallore për tifozët e Napolit, teksa skuadra e tyre ka mposhtur 3-1 Çelsin në ndeshjen e parë të të tetave të finales. Në “San Paolo”, spektakli ka qenë kryefjala e ndeshjes, me ekipin e teknikut Valter Maxarri, që ka turpëruar atë të drejtuar nga Vilas Boas. Laveci e Kavani kanë bërë që Çelsi i Abramoviç të dridhet nga themelet, madje rezultati mund të kishte qenë një katastrofë, nëse Maxhio do të kishte realizuar dy metra larg portës së boshatisur. Fitorja ka qenë mëse e merituar për Napolin, lojtarët e të cilit kanë dhënë shpirtin në fushë, duke merituar gjithçka përballë një formacioni yjesh, por që prej muajsh lundron në ujra të turbullta, bashkë me trajnerin portugez Vilas Boas. Për çudi, ishte Çelsi që shënoi i pari me anë të Huan Matës, pas një gabimi të Kampanjaros në tentativë për të larguar topin. Spanjolli doli i vetëm me De Sanktis dhe nuk fali. 10 minuta më pas, Ezekiel Laveci barazoi gjithçka, falë një goditje mjaft të bukur nga kufijtë e zonës, që u bë e pakapshme për Petr Çeh. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Edinson Kavani i ka dhënë avantazhin Napolit, me një gol të shënuar me shpatull. Në pjesën e dytë, Çelsi ka qenë i pafuqishëm për të reaguar, ndërkohë që Napoli ka qenë mjaft i rrezikshëm në kundërsulm. Minuta e 65-të ka sjellë edhe golin e tretë për skuadrën italiane, sërish me Lavecin, që u shërbye në mënyrën më të mirë nga Kavani në zonë. Më pas ishte Maxhio që mund ta kishte çuar rezultatin në 4-1, por gjuajtja e tij u ndal në vijën fatale nga Esien.
Reali
Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmë, Reali i Madridit u befasua në minutën e 93-të nga CSKA Moska. Skuadra madrilene nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, por që në të vërtetë e bën atë superfavorite për të kaluar në çerekfinale. Në fakt, goli ka qenë një rastësi e vërtetë, duke qenë se ekipi i Murinjos kishte gjithçka nën kontroll. Po ashtu, ai i ka dhënë njëfarë kuptimi ndeshjes së kthimit në “Bernabeu”, duke parë diferencat mes dy skuadrave. Ndeshja mes CSKA-së dhe Realit nisi në një temperaturë -5 gradë në stadiumin “Luzhniki”. Vendasit u munduan të bënin disa gjëra të mira, por diferenca teknike mes dy ekipeve ka bërë të vetën. Në minutën e 28-të, një kros pa shumë pretendime nga e majta e Koentraos, nuk largohet dot nga mbrojtja dhe Ronaldo godet menjëherë duke mposhtur portierin Çepçugov. Më pas, në fushë thuajse nuk ka më emocione, por për çudi, suedezi Vernblum, barazoi gjithçka në minutën e tretë shtesë, pas një goditje standarte. Për rusët ishte një barazim prestigji, pasi duket e vështirë që ata të bëjnë diçka përballë Realit të Murinjos.
CHAMPIONS
14/02
Leverkusen-Barça 1-3
Lion-Apoel 1-0
15/02
Zenit-Benfika 3-2
Milan-Arsenal 4-0
Dje
CSKA M.-Real 1-1
Napoli-Çelsi 3-1
Sot
Bazel-Bajern
Marsejë-Inter
(m.a/BalkanWeb)