E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis mësimi në shkollat e qytetit të Kukësit

KUKES- Pas më shumë se dy javë pushime të “detyruara” për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, fëmijët në qytetin e Kukësit i janë rikthyer bankave të shkollës. Vetë fëmijët kanë deklaruar se gjatë kësaj kohe që kishin shkëputur procesin mësimor-edukativ ata kanë shijuar në maksimum dëborën e cila në qytet kishte arritur deri në 1.2 metra trashësi.

“Kam qëndruar në shtëpi, pastaj dilnim dhe luanim me shokët”, shprehen fëmijët.

Tashmë që të gjitha shkollat 9-vjecare dhe të mesme kanë nisur procesin e mësimit fëmijët kanë lënë pas lojërat me dëborën, që për rajonin e Kukësit nuk është risi,duke i’u rikthyer librave dhe fletoreve pas një pushimi të tejzgjatur.

Ndërkohë që procesi mësimor-edukativ është ende i pezulluar për institucionet arsimore në komuna pasi atje bora ende nuk është pastruar gjë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek mbërritja në shkolla të nxënësve apo mësuesve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›