E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Nuk jap dorëheqje, besoj në Interin

Claudio Ranieri nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përkundër momenteve të këqija nëpër të cilat po kalon Interi. Trajneri italian beson në ekipin e tij, për të cilin thotë se mund të dalë nga kriza e cila e ka kapluar kohëve të fundit.

“E kemi dëshirën, energjinë dhe motivin për t’iu kthyer fitores. Sot ishte një ndeshje e veçantë, ata ishin agresivë, kemi vuajtur”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Juventusit dhe i Romës për ndeshjen e së dielës ndaj Napolit.

“Unë nuk e kam ndërmend të largohem, kam ende njerëz që më mbështesin. Përfundoi një muaj i vështirë, tash shikojmë përpara”, deklaroi Ranieri për Sky Sport. Interi humbi 1-0 nga Napoli, duke e pësuar humbjen e pestë radhazi. Është interesant që ekipi ‘Nerazzurr’ nuk ka pësuar fare gol në këto pesë ndeshje. Ndërkohë, mediet italiane shkruajnë se Ranieri mund të zëvendësohet nga njëri prej trajnerëve: Luis Figo, Walter Zenga apo Roberto Baggio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›