Reali e Barça, pas Sturridge

Paraqitjet e shkëlqyeshme në Premierligë kanë bërë që Danny Sturridge të bëhet objektiv i klubeve të mëdha spanjolle, Real Madrid e Barcelona.
Futbollisti anglez ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2013, ndërsa e ardhmja e tij do të diskutohet shumë gjatë verës.
Një vit para skadimit të kontratës, Sturridge ose do ta vazhdojë atë ose do të largohet përfundimisht. Përpos dy gjigantëve spanjollë, edhe Manchester City ia ka mësyrë futbollistit të krahut të djathtë, i cili ishte rritur si lojtar pikërisht te ‘Citizens’.