E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët marrin peng një cisternë me lëndë kimike

Një cisternë që transporton lëndë kimike me ekuipazh prej 30 anëtarësh është mjeti i fundit lundrues i rënë në duart e piratëve somalezë. Në anijen "Biscaglia", me flamur liberian, gjenden 25 indianë, 2 bangladeshas dhe 3 britanikë, tha një prej autoriteteve të marinës civile të Kenias. Mjeti lundrues menaxhohet nga kompania "Ishima" me seli qendrore në Singapor dhe zotërohet nga firma "Winged Foot Shipping" me qendër në Ishujt Marshall. Po të premten piratët liruan anijen greke "MV Centauri", e cila ishte rrëmbyer në shtator pranë brigjeve të Somalisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›