E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri rus Medvedev takohet me Fidel Kastron

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, u takua të premten me ish-liderin kuban Fidel Kastro, në një udhëtim, qëllimi i të cilit është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve aleate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Takimi erdhi në fund të një turi që Medvedevi kreu në Amerikën Latine, i cili shihet si një përpjekje e rusëve për të treguar muskujt fare pranë shtëpisë së amerikanëve, duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjellët ushtarak dhe tregti. Fidel Kastro, 82 vjeç, i cili udhëhoqi Kubën për 49 vite përpara se i vëllai Rauli të bëhej President në shkurt të këtij viti, nuk shfaqej në publik që pas një operacioni në verën e vitit 2006.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›