Leterme: Duhet krijuar një agjenci evropiane për çështjen e borxhit
Kryeministri belg, Yves Leterme propozoi ditën e shtunë një agjenci për borxhet e Eurozonës që të trajtojë problemet e shkaktuara nga kriza e borxhit grek.
Leterme e përshkruajti Paktin e Bashkimit Evropian për Rritje dhe Stabilitet, si një zgjidhje provizore dhe jo afatgjatë, që duhet të rregullojë deficitet e buxhetit të vendeve anëtare.
"Unë sugjeroj të hedhim një tjetër hap përpara dhe të themelojmë një ministri të përbashkët për financat ose një agjenci që të merret me borxhin në Eurozonë", pohoi Leterme tek gazeta Finacial Times, duke shpjeguar se ky organizëm mund të quhet "Agjencia Evropiane e Borxhit" (EDA).
Sipas kreyministrit belg, Leterme, EDA do të administrojë problemet me borxhet e qeverive të Eurozonës dhe do të renditet pas Ministrive kombëtare të Financave.
Dyshimet për aftësinë e Greqisë për të administruar borxhin e saj ka shkaktuar shqetësime në tregjet e Eurozonës dhe investitorët mund të humbasin besimin te aftësia e qeverive të tjera për menaxhimin e borxheve, ndërkohë që vendet e bllokut po përpiqen të kontrollojnë deficitin e buxheteve të tyre.