E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon viziton Kilin pas tërmetit shkatërrimtar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka vizituar ditën e shtunë zonën e fatkeqsisë në Koncepsion të Kilit, një nga zonat më të goditura nga tërmeti 8,8 ballësh. Ban Ki Moon u shpreh i sigurt se qytetarët kilen do ta gjenin forcën për të përballuar një nga fatkeqësitë më të mëdha që ka goditur shtetin amerikano-latin.
"Unë personalisht jam i sigurt që i gjithë populli i Kilit do të demostrojë forcën e duhur për të përballuar me kurajo dhe vendosmëri këtë tragjedi gjithashtu unë jam i sigurt se të gjithë qytetarët e këtij vendi do të ringrihen për të ndihmuar vendin e tyre, në mënyrë që ai të ketë një të ardhme më të mirë."- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Ban Ki Moon përsëriti për të disatën herë faktin se ai dhe organizata që ai përfaqësonte ishin kurdoherë të gatshme për të ndihmuar Kilin e goditur nga tërmeti i 27-shkurtit.
Moon komplimentoj presidenten kilene, Bachelet për angazhimin e saj në përballimin e kësaj ngjarje e cila tronditi mbarë botën dhe jo vetëm shtetin amerikano-latin.
Gjatë kësaj vizite kreu i OKB-së, përveç presidentes në ikje, Bachelet, takoi gjithashtu edhe presidentin e sapozgjedhur Sebastian Pinera, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën e zyrtarit më të lartë të vendit me 11 Mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›