Ranocchia, përgjithmonë në Inter

Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia ka thënë se është i gatshëm të qëndrojë në gjigantin milanez deri në përfundim të karrierës së tij.
Ranocchia iu bashkua Nerazzurrëve gjatë verës së vitit të kaluar nga Genoa dhe shpreson të mbetet përgjithmonë në Giuseppe Meazza.
“Jam i lumtur që kam ardhur këtu dhe shpresoj të mbetem deri në fund të karrierës. Nuk mund të paramendoj largimin dhe transferimin në një skuadër tjetër”, tha Ranocchia për Inter Channel.