Juventus, pas dyshes Nani-Bale

Juventus është i gatshëm të paraqesë oferta për mesfushorin e Manchester Unitedit, Nani dhe atë të Tottenhamit, Gareth Bale, ka njoftuar ueb faqja talkSPORT.
Gjiganti italian ka nënshkruar një marrëveshje sponsorimi me kompaninë koreane Hanwha Group dhe është i gatshëm të shpenzojë për të sfiduar sërish skuadrat më të mëdha evropiane.
Nani dhe Bale përmenden si objektiva të trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, i cili ka udhëhequr skuadrën drejt pozitës së parë në Serie A pas nëntë xhirosh.