Behrami, opsion i Juventusit

Valon Behrami është emri më i ri për mesfushën e Juventusit. Mesfushori kosovar, anëtar i rivalit nga Serie A Fiorentina, spekulohet se është alternativë për Bianconerët, që thuhet se kërkojnë një futbollist, i cili mund të mbulojë Claudio Marchision dhe Arthuro Vidalin nën organizimin e Andrea Pirlos.
Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Behrami është objektiv i Bianconerëve së bashku me mesfushorin e Cagliarit, Radja Nainggolan.
Behrami iu bashkua Fiorentinës në janar të këtij viti nga West Ham dhe aktualisht është titullar i pazëvendësueshëm në skuadrën Viola.