E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos adaptohet në Arsenal

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Andre Santos ka treguar se ngadalë është duke u adaptuar në Premierligë.

Santos iu bashkua gjigantit londinez nga klubi turk Fenerbahce gjatë verës dhe tashmë ka zënë vend në formacionin bazë të Arsene Wengerit, edhe pse është ndihmuar nga lëndimi i Kieran Gibbs.

“Futbolli anglez është shumë më ndryshe. Por, jam duke u adaptuar mirë. Jam duke u mësuar të luaj më tepër prapa dhe të lexoj lojën më mirë”, tha Santos për ueb faqen zyrtare të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›