E Diel, 1 Nëntor 2026

Rapori i BB, Bode: Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet i qeverisë shqiptare

Prioritet i qeverisë shqiptare ka qenë dhe do të mbetet përmirësimi i klimës së biznesit. Kështu është shprehur ministri i Financave Ridvan Bode në një takim të përbashkët me përfaqësues të Bankës Botërore, lidhur me raportin e kësaj të fundit rreth ecurisë ekonomike në glob. Gjatë fjalës së tij Bode tha se qeveria shqiptare ka ulur në maksimum sistemin e taksimit dhe burokracirat në biznes. Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm raportin e BB-së, Bode ka theksuar nevojën e reformave të theksuara në vazhdim për të mbajtur në vazhdimësi elemtët më të mirë ekonomikë.
 

"Ky raport është tepër me vlerë. Vecoria e parë ka të bëjë se një projekt i tillë i vendeve me një mirëqënie të lartë nuk është e zakonshme, së dyti është në interesin e Shqipërisë të njihet me sfidat ekonomike, na jep mundësinë të krahasojmë politikat dhe reformat me eksperiencat dhe në fakt e them me krenari se e gjejmë veten brënda tyre. Analiza e thellë i bën të gjithëpranuara përfundimet rreth pikave të forta dhe të dobëta në shekullin e kaluar si dhe bën evidente shkaqet e një krizë të tejskajshme që ka përfshirë globin. Raporti është një urdhërëfyes i mirë për të gjithë politikanët, parashtron një axhendë koncize reformash dhe vendos një balanc lidhur me rëndësinë e tyre. Në raport jepet kontrasti mes modeleve të vjetëruara. Raporti evidenton se disa nga tiparet më të rëndësishme kanë nevojë për një reformim në mënyrë që të vazhdojnë si të tilla. Raporti bën me dije se suksesi ekonomik i vendeve nordike varet në një mënyrë të drejpërdrejtë nga politikat e ndjekura nga qeveritë atje. Qeveria jonë ka boshtëzuar në ekonominë e saj përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e sipërmarrjes së lirë. Shqipëria është renditur e 82 në lehtësirat ndaj biznesit, pavarësisht kësaj kjo do të mbetet prioritare për ne. Vihet re një lëvizje kapitali nga vendet e varfëra me një rritje të lartë drejt vendeve të pasura me një rritje të ulët duke krijuar një ç`balanc. Ndërsa në Evropë kapitali ka lëvizur në drejtimin e duhur. Ka ardhur koha që modeli i sukseshëm të bëjë ndryshime immediate"u shpreh Bode.
 

Ndërsa përfaqësuesja e BB-së Kseniya Lvovsky vuri theksin se asnjë vend nuk i ka bërë gjërat ashtu sic duhet, ndërsa shtoi se si vendet e zhvilluara dhe ato në zhvilim mund të japin shembull dhe të këmbejnë përvojat e tyre ekonomike.
 

Më pas takimi ka vazhduar me prezantimin e raportit të plotë nga Indermit Gill, kryeekonomisti i BB-së për Europën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›