E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarët shqiptarë në Bruksel. Diskutohet për krizën

Në Bruksel, ne godinen e Parlamentit Europian u zhvillua takimi i Komitetit Ndërparlamentar për Stabilizim- Asocimin, BE-Shqipëri. Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Eduart Kukan dhe deputetit demokrat Fatos Beja, u shkëmbyen pikepamjet për marrëdheniet e deritanishme BE- Shqipëri dhe zhvillimet me te fundit në Tiranë.

Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, Kukan u shpreh se problemet dhe konfliktet politike duhet të zgjidhen brenda institucioneve demokratike, vendimet e të cilave sipas tij duhen respektuar. Kukan bëri apel për dialog mes forcave politike, çka sipas tij do të ishte në dobi të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Shqetësimit të tij iu përgjigj deputeti demokrat Beja i cili foli për mungesen e opozitës në parlament, ndërsa shtoi se po shihet një radikalizim i situatës. Beja foli edhe për sugjerimet e ndërkombëtarëve për përmirësimin e sistemit elektoral në Shqipëri. Sipas tij duhen inkarajuar te gjitha iniciativat që do të conin në kryerjen e zgjedhjeve sipas standarteve me te larta ndërkombëtare.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin ne BE, Pier Mirel foli për dorëzimin e pyetësorit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, i cili tashmë ka filluar të shqyrtohet.

Dita e marte eshte edhe me e rendesishmja ne kete takim dy ditor te parlamentareve shqiptare dhe atyre europiane.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›