E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporterët e KE priten nga krerët e shtetit: BE kërkon standarde

TIRANE- Dy raporterët e Këshillit të Europës kanë përfunduar takimet me autoritetet më të larta të vendit. Gjatë bisedës me raporterët, Presidenti Bamir Topi vlerësoi mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të institucioneve të Këshillit të Europës në vendin tonë. Në mënyrë të vecantë Presidenti Topi u ndal në reformën në drejtësi, për përmirësimin e sistemit gjyqësor apo ruajtjen e pavarësisë së institucioneve.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidentit, në këtë takim i është kushtuar vëmendje edhe procesit zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë. Presidenti i Republikës vlerësoi standardet e këtyre zgjedhjeve, ndërsa tha se vendi ynë është në pritje të shqyrtimit të kandidaturës për të qenë anëtar i Bashkimit Europian, duke qenë i vetëdijshëm për sfidat e rëndësishme që na presin, për të cilat sipas Topit duhet vullnet dhe angazhim i të gjitha forcave politike por dhe i shoqërisë shqiptare.
Dy raportuesit e KE shprehën vlerësime për përparimet e bëra nga Shqiëpria në konsolidimin e demokracisë në vend. Pasi vlerësuan rolin e Presidentit në garantimin e Kushtetutës dhe ligjeve, të pavarësisë së institucioneve dhe ruajtjen e ekuilibrave politikë në vend, raportuesit e KE vunë në dukje dhe nevojën e vazhdimësisë së reformave për përmbushjen e standardeve dhe përparimit në rrugën drejt BE.

Në takimin me kryeministrin Berisha janë vlerësuar zgjedhjet e qershorit. Përsa i përket kërkesave të opozitës në vend për rinumërimin e kutive të votimit, në takim u theksua se në asnjë rast politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e gjykatave. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE u shprehën se i qëndrojnë poltësisht raporteve tashmë të publikuara nga faktori ndërkombëtar për zgjedhjet dhe se nuk ka nevojë që të diskutohet më për këtë cështje në raportin që ata po përgatisin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Kryediplomati Ilir Meta ka deklaruar gjatë takimit me raporterët e Këshillit të Europës se klasa politike shqiptare do të tregojë pjekuri lidhur me anëtarësimin në bashkimin Europian ndërsa ka garantuar koalicioni qeverisës po punon për avancimin e vendit tonë në familjen europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›