Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Mandela
TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi nga Franca të shumëkërkuarin Eduart Peqini, që njihet ndryshe si Mandela. 44 vjecari njihet si kapobandë në Elbasan e Peqin. Mandela njihet si kryetari i bandës me të njëjtin emër, e cila ka ekzistuar në periudhën Prill-Shtator të vitit 1997. Banda e Mandelës ka kryer një sërë aktesh si, vrasje, vjedhje me armë dhe me dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash dhe shkatërrim pronash.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 29.09.1999, e ka dënuar kapobandën, Eduart Peqini me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale të, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në bandë te armatosur”, “Vrasjeve me paramendim”, “Vrasjeve me dashje, të mbetur në tentative”, “Vrasjeve me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërim i pronës”, “Rrëmbim personi dhe vjedhje me pasojë vdekjen.”
I shumëkërkuari Mandela u arrestua para tetë vitesh në Paris dhe vetëm sot, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Francës u bë i mundur ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas iu dorëzua Përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(m.a/BalkanWeb)