E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi- racizmi, Shkupi thërret ambasadoren greke

SHKUP- Ministria e Jashtme e Maqedonisë thërret për bisedime ambasadoren greke në lidhje me skandalin e ushtrisë greke ku gjatë paradës kombëtare kanë lëshuar thirrje antishqiptare dhe antimaqedonase. '

Në takim nëpërmjet zv ministres së jashtme Zoran Petrov, Maqedonia do të prezantojë një notë proteste dhe do ti kërkojë falje nga Greqia për incidentin, kanë konfirmuar për median maqedonase ministria e Jashtme.

Zëdhënësi i qeverisë Martin Martinovski në një konferencë për shtyp të një ditë më parë tha se manifestimi i urrejtjes nuk kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Gjatë marshimit ushtarët grekë lëshuan thirrje raciste ndaj maqedenasve dhe shqiptarëve. Qeveria e Maqedonisë i ka dënuar thirrjet e ushtarëve grekë. Por ”reagimet nga partitë në Maqedoni dhe reagimet zyrtare janë megjithatë pjesërisht të kujdesshme për shkak të bisedimeve në vazhdim për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. “- shkruan sot Dwelle.

Në këtë kuadër duhet parë edhe fakti që ambasadorja e Greqisë në Shkup, Alexandra Papadhopulu, thirret vetëm sot në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, tri ditë pas paradës. Vetëm 3 ditë më vonë Shkupi do të kërkojë falje nga Greqia për incidentin.

Koloneli në pension i ushtrisë maqedonase, Bllagoja Markovski, ekspert maqedonas për çështjet e mbrojtjes dhe presidenti i Forumit për Sigurinë e Ballkanit, citohet nga Dëelle të ketë thënë se " Në ushtri nuk ndodh asgjë rastësisht dhe në ushtri nuk lejohet të ndodhë asgjë, pa marrë leje në instancat më të larta. " Ky incident duket një shprehje e nacionalizmit grek, në një kohë që ai nuk përputhet me politikën zyrtare të qeverisë Papandreu.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›