E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezet blejne Volvon per 1.8 bilion $

SHANGAI- Gjigandi automobilistik amerikan Ford, përfundimisht arriti marrëveshje me kompaninë kineze Xhili për shitjen e kompanisë së saj suedeze “Volvo” e cila ka shënuar humbje.

Lajmi është publikuar nga agjencia kineze “Ksinhua” dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i kompanisë suedeze.

Fordi shpreson se shitja e Volvos do të ndihmojë atë të paguajë borxhet e saj dhe të fokusohet në markat e saj kryesore, pas një periudhe të tmerrshme për industrinë e makinave globale. Marrëveshja paraqet një humbje për Fordin e cila në 1999 bleu Volvon për 6.5 bilion dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›