E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama dështim historik në 2013-n

 Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama, se po bllokon qëllimisht reformat integruese të vendit. Madje, kryeministri ka theksuar se në vitin 2013, Rama do të shënojë disfatën historike.

“Urdhëro të marrim rregulloren  e parlamentit evropian dhe në qoftë se rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë edhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë evropian, urdhëro ta ndryshojmë, por ai nuk i do këto. Këto i ka thjesht farsë. Njëlloj si në vjeshtën e vitit 2009. Ai i kërkon këto vetëm e vetëm që të shkojë drejt Kongresit dhe të marrë vendimet  e tij, vendime të cilat do i japin në 2013 disfatën më të thellë që ka njohur në tërë historinë e vet. Nuk do reformë zgjedhore, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë, nuk do reformë të rregullores së parlamentit, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë. Njeriu që ka shndërruar bllokimin në parzmore të tij dhe kujton se nuk e sheh kush. Të gjithë e shohin. Me bllokimin, zoti Rama ke shkuar nga disfata në disfatë. Je i bërë i famshëm në Shqipëri dhe në Evropë për disfatat e njëpasnjëshme që ke përjetuar nga e para, tek e fundit që ishte disfata personale”, tha Berisha.

 Duke folur për investimin e kryer të kësaj rruge, jetike për 15 mijë banorët e kësaj zone, Berisha tha se "kjo është një nga zonat  më të rëndësishme turistike në qarkun e Elbasanit dhe kjo rrugë do t’i shtojë vlerat e mundit dhe djersës së banorëve, të cilët,  në një hark kohor të shkurtër, pas ndërtimit të autostradës Tiranë- Elbasan dhe tunelit,  do t'i afrojë ata me kryeqytetin më shumë se dy herë".

Kryeministri garantoi banorët e Gjinarit se Qeveria do të mbështesë çdo projekt të kryetarit të komunës dhe se kjo rrugë e përfunduar sot do të vazhdojë drejt Zavalinës e zonave të tjera. "Ne në tërësi po largohemi nga një e shkuar që nuk e kemi merituar, por ajo që është shpresëdhënëse është se ne mund të begatohemi aty ku jemi. Ne kemi dy projekte, ullirin dhe arroret, por fermerët mund të mbjellin ç'të duan në vitin e ardhshëm. Ne do të ndajmë me ligj fondin e komunave për mbjelljen e ullirit dhe arroreve", tha ai. /Start/

                                                                                             2011-09-30 13:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›