Raporti FMN: Rritja ekonomike në 2011,4.3% recensioni ka kaluar
SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar rrit parashikimet për rritjen ekonomike të gjithë botës. Këtë vit ekonomia globale do rritet me 4.1%, rreth 0.2% më shumë sesa parashikimet e bëra në muajin janar dhe thuajse 1 % më shumë sesa parashikimi i bërë në tetor të vitit 2009.
Kështu thuhet në raportin e parashikimit botëror ekonomik, që publikohet nga FMN. Raporti thotë se në 2011 rritja ekonomike do jetë 4.3% . Këto shifra tregojnë se recesioni që preku botën në 2009 tashmë ka kaluar.
Ekonomia botërore sipas këtyre rezultateve po ecën më shpejt dhe është më e fortë në vendet në zhvillim, me Azinë në krye.
Por FMN paralajmëron se ekonomia varet shumë nga politikat makroekonomike të vendeve. Kjo do të thotë se shumë ekonomi të avancuara duhet menjëherë të adoptojnë strategji të besueshme për të ruajtur të ulët deficitiet buxhetore dhe borxhet publike.
(e.n/BalkanWeb)