Tropojë, furgoni bie nga lartësia 100 m, 2 të vdekur
TROPOJE- Një furgon pasagjerësh është rrëzuar pasditen e sotme nga ura Kolgecaj në afërsi të fshatit Cerrnicë në Tropojë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se mjeti tip furgon i drejtuar nga shtetasi Sali Kurmeka ka rënë nga lartësia e 100 metrave ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dyshohet se dalja nga rruga dhe rënia e mjetit në ujërat e lumit Valbonë ka ardhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit.
Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policisë Tropojë e cila bën të ditur se janë nxjerrë nga lumi trupat e dy personave që ndodheshin në furgon, ndërsa aktualisht nuk rezulton asnjë i zhdukur.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit Sali Kurmeka dhe një grua ende e paidentifikuar.
(e.n/BalkanWeb)