E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, KE: Mali i Zi i afrohet anëtarësimit

Komisioni Evropian ka rekomanduar edhe një herë që Malit të  Zi ti jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Në një raport të lëshuar nga organi ekzekutiv i BE-së thuhet se Mali i Zi ka ndërmarrë reforma në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, si dhe luftën kundër korrupsionit, me qëllim që të afrohet drejt anëtarësimit.

Në raport theksohet përmirësimi i gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe implementimi i ligjeve për lirinë e medias dhe të anti-diskriminimit.

Vendimi përfundimtar nëse do ti jepet ose jo Malit të Zi data për fillimin e negociatave, do të merret gjatë samitit të BE-së që mbahet në muajin qershor në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›