Skandal me bileta të Olimpiadës, shkarkohet zyrtari ukrainas
Volodimir Gerashçenko, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Ukrainës u pezullua pasi BBC transmetoi një raport, ku thuhej se ai ofroi shitjen e 100 biletave për lojërat e ardhshme në Londër.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Ukrainës, Sergei Bubka njoftoi për pezullimin pas transmetimit të raportit nga BBC.
Bubka e quajti incidentin një “situatë fatkeqe” dhe tha se një komision i pavarur do të formohet për të shqyrtuar akuzat ndaj Gerashçenkos.
Shitjet e paautorizuara të biletave janë të paligjshme në Britani dhe dënohen me gjobë deri në 20 mijë stërlina.
Komitetit Olimpik të Ukrainës i janë dhënë 2 mijë e 900 bileta për ti shpërndarë për zyrtarët dhe grupet e ndryshme.