E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet me bono privatizimi, nis aplikimi për ndërtimet informale



Ervin KOÇI

Bonot e privatizimit duket se kanë nisur që të rimarrin fuqinë e tyre të para disa muajve në treg. Shkak për këtë është bërë nisja e procesit të legalizimit për zonat informate dhe përdorimi në to i bonove të privatizimit, duke bërë që këtyre letrave me vlerë tu rritet vlera. Pagesa me anë të bonove të privatizimit për tokat në të cilat është ndërtuar pa leje është një nga mënyrat më të leverdisshme për legalizimin e tyre. Kuvendi i Shqipërisë, miratoi në datë 04.02.2010, ligjin nr 10219 “Për disa shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’ të ndryshuar”. Ky ligj parashikon si formë alternative pagese, për parcelën ndërtimore të objektit informal bonot e privatizimit, krahas pagesës në lekë, në vlerë të plotë monetare. Poseduesit e objekteve informale me funksion banimi, apo të përzier, të kualifikuara për legalizim, me hyrjen në fuqi të ligjit, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë, për pagesën e parcelës ndërtimore me bono privatizimi, sipas përcaktimeve të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr.10219. Bëjnë përjashtim nga ky rregull, objektet informale me destinacion social-ekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni, dhe shtesat informale në objekte me leje.

Vendndodhja e objektit
Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Ligji parashikon përfitimin e lehtësive të parashikuara në të, edhe për poseduesit e objekteve informale, që kanë kryer pagesa të mëparshme, të parcelës ndërtimore të objektit.

Rikthimi i pagesave të bëra
Referuar ligjit, të gjithë ata qytetarë që kanë bërë pagesa të mëparshme për legalizimin e objekteve të tyre pa leje, mund të përfitojnë nga rikthimi i fondeve nëse kërkojnë që të rikryejnë pagesën duke e zëvendësuar me bono privatizimi. Këto subjekte, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur, apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, kanë të drejtë që brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, nr 10219 “Për disa shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t. Procedurat dhe afatet për rimbursimin e tyre, do të rregullohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Poseduesit e objekteve informale, sipas përcaktimeve në ligjin nr 10219, datë 04.02.2010 “Për disa shtesa në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006, ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’ të ndryshuar”, mund të paraqesin kërkesat pranë Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t, me hyrjen në fuqi të tij, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi.

Skema e re e pagesës
Ky ligj parashikon si formë alternative pagese, për parcelën ndërtimore të objektit informal bonot e privatizimit, krahas pagesës në lekë, në vlerë të plotë monetare. Poseduesit e objekteve informale me funksion banimi, apo të përzier, të kualifikuara për legalizim, me hyrjen në fuqi të ligjit, kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë, për pagesën e parcelës ndërtimore me bono privatizimi, sipas përcaktimeve të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 10219. Bëjnë përjashtim nga ky rregull, objektet informale me destinacion social-ekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni, dhe shtesat informale në objekte me leje. Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi.

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›