Raporti, PD shkarkon Spahiun

Komisioni hetimor për shkarkimin e Spahiut
Miratohet raporti i Komisionit hetimor. Alibeaj: Spahiu, problematik me diplomacinë.
Votimi, Dule bashkon votën me 68 deputetët e PD.
Kuvendi miratoi dje me votat e maxhorancës raportin e Komisionit hetimor për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Me 69 vota pro, së bashku me votën e Vangjel Dules dhe 54 kundër, Parlamenti miratoi propozimin që raporti ti shkojë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Alibeaj
Duke prezantuar raportin, kryetari i Komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se Kreshnik Spahiu, duke përdorur petkun e zyrtarit të lartë, injektoi në publik përmbajtjen e rreme të ligjit të regjistrit të popullsisë. Sipas Alibeajt, angazhimi konkret me lëvizje dhe tubime, nën petkun e nacionalizmit histerik, përkundrejt kësaj politike shtetërore të integrimit në Europën e Madhe politikë e gjithëpranuar e Shqipërisë tashmë – ka veçse qëllime primitive për tu shndërruar artificialisht në aktor apo faktor në ambientin politik. Kryetari i Komisionit hetimor theksoi gjithashtu se Spahiu kërkoi të fitojë kredo politike, duke e treguar veten si mbartës i një fryme të re reformuese. Gjatë vitit 2011, z. Kreshnik Spahiu rezulton të ketë kryer gjithsej 15 udhëtime jashtë shtetit. Në funksion të këtyre udhëtimeve, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar, në kundërshtim me ligjin, 65% e shpenzimeve vjetore për udhëtim e dieta. Udhëtimet jashtë shtetit të përballuara me shpenzimet buxhetore paraqesin parregullsi dokumentacioni dhe tregojnë abuzim financiar me buxhetin e institucionit, u shpreh më tej Alibeaj. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar Spahiu ka udhëtuar jashtë shtetit 26 ditë kalendarike, pa llogaritur këtu lejen njëmujore dhe vetëm në dy dalje, nga tetë gjithsej, ka njoftuar kryetarin e KLD-së, Presidentin Bamir Topi. Në fund, duke u ndalur te dhënia e dorëheqjes nga Spahiu, Alibeaj shprehet se akti i dorëheqjes, edhe sikur të kishte respektuar procedurën, do të mund të shkaktonte mbarimin e mandatit të parakohshëm të anëtarit, por e detyron anëtarin e dorëhequr të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij deri në emërimin e anëtarit të ri. Praktikisht dhe ligjërisht, pra, z. Spahiu është ende në detyrë si anëtar i KLD-së. Vetëm ndërprerja e mandatit nëpërmjet shkarkimit për shkak të papajtueshmërisë së veprimtarisë së tij me funksionin e anëtarit, e ndërpret mandatin e anëtarit të KLD-së në mënyrë të menjëhershme.
Raporti i Alibeajt
Funksionari kushtetues, Kreshnik Spahiu, duke iu referuar statusit të anëtarit zëvendëskryetar të KLD-së, u ka dërguar letra të karakterit diplomatik përfaqësuesve të lartë shtetërorë të shtetit të Kosovës (ministrit të Brendshëm), madje edhe gjithë popullit kosovar, përfaqësuesve të lartë shtetërorë të shtetit të Serbisë (Presidentit dhe zëvendëskryeministrit) dhe përfaqësuesve të lartë shtetërorë të shtetit të Greqisë.
Me doza të forta populizmi dhe hipokrizie, si dhe përpjekje të rrezikshme për të acaruar marrëdhëniet ndërshtetërore me fqinjët, duke ndjellë një frymë tërësisht të ndryshme nga ajo e bashkëjetesës dhe respektit reciprok, ai instrumentalizoi dhe adoptoi si pjesë të lëvizjes së vet politike edhe veprimet gjyqësore.
Angazhimi konkret me lëvizje dhe tubime, nën petkun e nacionalizmit histerik, përkundrejt kësaj politike shtetërore të integrimit në Europën e Madhe politikë e gjithëpranuar e Shqipërisë tashmë – ka veçse qëllime primitive për tu shndërruar artificialisht në aktor apo faktor në ambientin politik.Rekomandime
Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të miratojë këtë raport përfundimtar të Komisionit hetimor parlamentar dhe konkluzionet e tij në bazë të nenit 114, pika 2 të Rregullores së Kuvendit dhe të 20 të ligjit nr. 8891/2002 Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.
Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të konstatojë si të përmbushura kushtet e dëmtimit të pozitës dhe figurës së anëtarit, njëherazi zëvendëskryetar i KLD-së, të zgjedhur me vendimin e Kuvendit nr. 114, datë 19.7.2007, z. Kreshnik Spahiu, për shkak të ushtrimit të detyrës në papajtueshmëri dhe në kundërshtim me ligjin.
Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të vendosë dërgimin e këtij raporti përfundimtar prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për ushtrimin e ndjekjes penale.
Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të vendosë dërgimin e këtij raporti përfundimtar Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga z. Kreshnik Spahiu.
Shkarkimi, Spahiu: PD po hakmerret ndaj meje
Demokratët bashkuan votën me Dulen

Kreshnik Spahiu
Në përfundim të votimit në Parlament të raportit të Komisionit hetimor, ka reaguar edhe ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Në një komunikim me mediat ai është shprehur se prej një muaji nuk është më në KLD, por në Aleancën Kuq e Zi. Spahiu deklaroi se votimi i djeshëm vërtetoi pastërtinë e aktivitetit të tij politik, ndërkohë që akuzoi drejtpërdrejt Partinë Demokratike se po hakmerret ndaj tij. Votimi i sotëm në Kuvend është një bashkim votash të PD-së me Dulen, deklaron Spahiu. Sipas ish-nënkryetarit të KLD-së, hetimi i Komisionit nuk nxori asnjë shkelje financiare dhe ligjore. Spahiu shpreh bindjen se populli do dijë të japë verdiktin e tij në 2013-n. Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi ka qenë kritik gjatë javëve të fundit ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Berisha. Pak ditë më parë ai kërkoi interpelancë të kreut të Ekzekutivit lidhur me takimin e tij me kryetarin e partisë opozitare greke Demokracia e Re, Antoni Samaras. Në deklaratën e tij Spahiu ka theksuar se Komisioni hetimor i ngritur për të ka qenë amanet i Athinës. Të zbardhet takimi i Berishës me Antoni Samaras. Çfarë i kërkoi Samaras Berishës? Çfarë pazari bëri Berisha me Samaras? Cilat qenë premtimet dhe çfarë këmbeu për kufirin detar?, thuhet në deklaratën e Spahiut. Ai ka lëshuar akuza duke thënë se mafia serbe është tashmë me kompanitë e naftës në Jug, ndërkohë që ka akuzuar kreun e qeverisë Berisha dhe atë të Kosovës, Thaçi, se janë antishqiptarë dhe kundër bashkimit të trojeve.
Rekomandimi, Kuvendi të zgjedhë anëtarin e ri
Në raportin prej 11 faqesh të kryetarit të Komisionit hetimor parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i rekomandohet Parlamentit që të nisë procedurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, z. Kreshnik Spahiu. Ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë të nisë procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së, në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit, thuhet në rekomandimet 3 dhe 4 të Komisionit hetimor. Kreshnik Spahiu u zgjodh pesë vjet më parë si përfaqësues