E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Partitë retorikë të ashpër që nga zgjedhjet e vitit 2009

10/03/2011  OSBE–ODIHR-i paraqet raportin parazgjedhor në Shqipëri

“Anëtarët e opozitës në KQZ nuk po përmbushin obligimet e tyre”

Vëzhguesit e OSBE–ODIHR-it, që vizituan Shqipërinë në mesin e janarit të këtij viti, kanë hartuar një raport mbi situatën parazgjedhore në vendin tonë. Në këtë raport ata theksojnë se atmosfera politike vazhdon të jetë e polarizuar, mes mazhorancës dhe opozitës ekziston një klimë e thellë mosbesimi. Gjithashtu ata kanë vërejtur edhe situatën e krijuar nga bojkoti i tre anëtarëve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të cilën hartuesit e raportit theksojnë se kemi një KQZ të ndarë në grupime partiake. “Pavarësisht obligimit të anëtarëve të KQZ-së për të përmbushur detyrat në një mënyrë të pavarur, përgatitjet për zgjedhjet lokale kanë bërë që KQZ-ja të ndahet në grupime partiake”, – theksohet në raport. Në një situatë të tillë misioni i rekomandon ardhjen në Shqipëri të 400 vëzhguesve afatshkurtër për të monitoruar procesin elektoral të 8 majit, por dhe gjithë procesin e numërimit. Misioni i vëzhguesve vizitoi Tiranën nga data 17 deri më 21 janar 2011 me kërkesë të vetë misionit të përhershëm të OSBE-së në Shqipëri, kishte si qëllim për të vlerësuar mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit. Më pas në bazë të konkluzioneve misioni do të vendoste mbi aktivitetet e OSBE–ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe çlloj veprimtarie do të ishte.

Raporti

Raporti nis me përshkrimin e situatës politike në Shqipëri, ku theksohet se ajo “vazhdon të jetë thellësisht e polarizuar me retorika të ashpra dhe sulme personale nga drejtuesit e partive kryesore.” Dhe kjo pasi, sipas hartuesve të raportit, pjesa më e madhe e retorikës fokusohet në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe korrupsioni. Më e rëndësishmja është se “partitë duhet të demonstrojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike” dhe të vënë mbi të gjitha interesat e përgjithshme për Shqipërinë”, - thuhet në raportin e OSBE-së.

Një amerikan në krye të vëzhguesve të ODIHR-it

Shefi i misionit vëzhgues të OSBE–ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 8 majit do të jetë Jonathan Stonestreet. Amerikani është përzgjedhur si njeriu që do të menaxhojë monitorimin e këtyre zgjedhjeve mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Stonestreet do të drejtojë një grup prej 450 vëzhguesish të OSBE–ODIHR-it, ndër të cilët 50 janë parashikuar të jenë me kohë të plotë, ndërsa pjesa tjetër prej 400 personash do të mbërrijnë vetëm ditën e zgjedhjeve dhe, nëse konsiderohet e nevojshme, do të qëndrojnë edhe disa ditë më pas. Kryevëzhguesi amerikan Stonestreet është në detyrën e këshilltarit të lartë zgjedhor pranë zyrës së ODIHR-it në Varshavë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›