E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pushon çështjen “Starova”

10/03/2011  Tregtimi i objekteve kulturore.

BERAT- Çështja e shumëpërfolur e “tregtimit” të një objekti të trashëgimisë kulturore, për të cilën ishin në gjykim tre persona ka përfunduar dje në Gjykatën e rrethit gjyqësor të Beratit. Në seancën e fundit në ngarkim të Sami Starovës, djalit të tij Mirel dhe një personi tjetër gjykata vendosi sot pushimin e çështjes me argumentin se nuk është vërtetuar se objekti, që u bë shkak i hetimeve ishte pasuri e trashëgimisë kulturore. Burime pranë organit gjyqësor në këtë qytet bëjnë me dije se mesditën e sotme është dhënë fjala e fundit në ngarkim të çështjes “Starova”. Ka qenë treshja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit ajo pas bazimit të disa ekspertizave radhazi nga ekspert kompetent gjykimin të çështjes gjyqësore për disa seanca radhazi, deklaroi pushimin e kësaj çështje në prani të të akuzuarve dhe palës mbrojtëse. Troka deklaroi se pas tre ekspertizave në detaj të paraqitura në dosjen hetimore nuk rezulton që objekti për të cilin akuzohen Sami Starova, ish-drejtori i muzeut Etnografik në këtë qytet, djali i tij Mireli, si dhe Bujar Dine nuk i përket fondit të pasurisë kombëtar shqiptar të trashëgimisë kulturore. Në këtë mënyrë Troka vendosi pushimin e kësaj çështjeje, pasi nuk përbën element të një trafiku objektesh të trashëgimisë kulturore, ashtu siç dhe pretendohej nga organi i akuzës në këtë qytet. Kryetari i trupit gjykues vendosi gjithashtu që familjes Starova ti kthehen të gjitha objektet e bllokuara për shkak të hetimeve. Sami Starova, ish-drejtor i Muzeut Etnografik në qytetin e Beratit, së bashku me djalin e tij Mierel, si dhe Bujar Dine, që prej 15 muajsh qëndronin nën masën e sigurisë “arrest shtëpie", pasi ishin në gjykim për veprën penale të "trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore" . S. Gorica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›