AK: Televizionet publike vegla të qeverisë, më 18 shkurt protestë
TIRANE - Aleanca Kuq e zi denoncoi atë që e cilëson si keqpërdorim të Televizioneve Publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe për këtë arsye paralajmëroi zhvillimin e një proteste më 18 shkurt në 3 kryeqytete.
Sipas aleancës Kuq e Zi, RTSH, RTK dhe MTV janë kthyer në vegla të qeverisë që transformojnë gjithçka sipas kërkesave të pushtetit.
“Liria e fjalës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni lë shumë për të dëshiruar, ndërsa sa i përket lirisë së mediave të gjithë jemi dëshmitarë të raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Shqipëria kish lënë pas vetëm vendet e rajonit, e Kosova dhe Maqedonia gjithashtu.”- theksohet në deklaratën e Aleancës.
Aleanca Kuq e Zi konsideron se televizionet publike përçojnë frymë antikombëtare e antishqiptare.
“As në RTSH, RTK apo MTV nuk shikon më asnjë dokumentar, asnjë emision, asnjë trajtim të çështjes kombëtare. Këto televizione janë kthyer në ushtarë, të bindur të qeverive në pushtet duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve të tyre si dhe duke dizinformuar, deri në çmenduri informacionin që i përçojnë publikut të tyre.”- thuhet në deklaratë.
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje qeverisë shqiptare, asaj kosovare dhe maqedonase që të heqin dorë nga përdorimi tendencioz dhe dashakeqës i televizioneve publike dhe t’ia kthejnë këto media qytetarëve të tyre.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: AK: Televizionet publike vegla të qeverisë, më 18 shkurt protestë