E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret një përfaqësi sindikaliste të punonjësve të naftës dhe gazit

TIRANE - Presidenti Bamir Topi priti sot një përfaqësi sindikaliste të punonjësve të naftës dhe gazit, të kryesuar nga Kryetari i Federatës së Naftëtarëve, Dilaver Xhelili.

Përfaqësia sindikaliste e punonjësve të naftës dhe gazit parashtroi në takim probleme që lidhen kryesisht me mosmarrëveshjet e krijuara pas procesit të privatizimit dhe me kontratat e kushtet e punës së tyre, duke kërkuar mbështetje institucionale për trajtimin e drejtë dhe ligjor të pretendimeve të tyre.

Nga ana e tij Presidenti Topi i siguroi për vëmendjen e vazhdueshme të Institucionit qe drejton dhe u sugjeroi që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore për trajtimin dhe zgjidhjen ligjore e transparente të çështjeve si dhe për të rritur ndjeshmërinë e opinionit publik në lidhje me interesat e tyre profesionale dhe jetike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›