E Diel, 1 Nëntor 2026

“Raporti, asnjë bazë vërtetësie, i bazuar veç në spekulime dhe fiksime”

20-12-2010 / Gazeta 55

Akuzat e Dick Martit, reagon edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta

Numri 2 i qeverisë shqiptare Ilir Meta deklaroi dje se akuzat e artikuluara nga raporteri zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marti, janë spekulime të pastra dhe i bazuar mbi fiksime. Duke iu referuar bashkëbisedimeve të tij me përfaqësues të autoriteteve serbe, Meta tha se ka mbizotëruar teza se raporti s’ka asnjë bazë faktike, pasi në Shqipëri është kryer një hetim dhe akuzat kanë rezultuar të pavërteta.
“Qëndrimi im ka qenë shumë shumë i qartë që ky raport është plot paragjykime është një raport i bazuar mbi fiksime pasi është mese evidente se akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën madje janë bërë dhe investigime dhe kanë rezultuar tërësisht pa fakte”, deklaroi zëvendëskryeministri Ilir Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›