Haxhinasto: Të tilla raporte cenojnë paqen në rajon
Vazhdojnë reagimet mbarëshqiptare kundër raportit tendencioz të Dick Martit
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto u shpreh dje se akuzat për trafik organesh Shqipëri-Kosovë të paraqitura në raportin e Dik Martit nuk kontribuojnë paska në paqen dhe integrimit të rajonit të Ballkanit ne Bashkimin Europian.
I pyetur nga media mbi vizitën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Serbi, në kushtet kur Shqipëria dhe Kosova akuzohen nga Dick Marty për trafik organesh, Haxhinasto u shpreh se “vizita e Metës në Kongresin e PD-së në Serbi, me ftesë të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç ishte shumë e rëndësishme”.
“Nga Serbia, Meta ka shprehur mesazhe tepër të rëndësishme, duke kërkuar që raporte të tilla, si ai i Dick Marty të mos paraqiten më, pasi nuk kontribuojnë në paqtimin e kombeve tona dhe ndikojnë negativisht në integrimin e Ballkanit në BE”, u shpreh kryediplomati shqiptar.
Ministri Haxhinasto deklaroi se raporte si ai i deputetit zviceran që mori miratimin unanim nga Komisioni për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk duhet të paraqiten më.
Pak dite më parë, Dik Marti, anëtari për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës prezantoi Raportin e tij ku thuhej se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për përfshirje të tij dhe pjesëtarëve të ish-UCK-së në trafikim me organet njerëzore.