E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti britanik: Shqiperia, probleme me zgjedhjet

Nje raport i Akademise Ushtarake Britanike kushtuar Shqiperise del ne konkluzionin se verehet nje tendence per te shtyre zgjedhjet e reja parlamentare.

Sipas raportit kjo behet nga qeveria aktuale per shkak te vonesave me regjistrat e votuesve dhe dokumentat e identifikimit.

Raporti analizon poziten e re te Shqiperise pas pavaresise se Kosoves si dhe qendrimet e mazhorances dhe opozites se drejtuar nga Edi Rama.

Ne raport theksohet se ne zgjedhjet e ardhshme vezhguesit nderkombetare do te kene nje rol thelbesor.

Ndersa vleresohet se Berisha mbeshtet iniciativat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per liderin socialist Edi Rama thuhet se ai eshte me shume pro-evropian dhe priret drejt ketij orientimi.

Raporti permend pese pika kryesore per vendin.

1.    Pavaresia e Kosoves do te ngrije qendrimin e pergjithshem te Shqiperise ne Ballkan.
2.    Rritja e influences ne rajon varet nga progresi i reformave per ne NATO.
3.    Qeveria ka probleme dhe keto po ndikojne edhe ne ekonomi.
4.    Reformat per ne BE jane ngadalesuar.
5.    Shqiperia, ndryshe nga vendet e tjera nuk eshte prekur nga kriza boterore ekonomike, per shkak se ne vend funksionon ekonomia informale. Kjo do te beje qe niveli ekonomik te jete i qendrueshem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›