E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne fabrike, humb jeten roja

Roja e nje fabrike humbi jeten ne kushte ende te papercaktuar qarte nga policia mengjesin e se martes, ne Laprake te Tiranes.(UPDATE)

52-vjecari Zenel Hoxha, u gjet i asfiksuar brenda ne ambientet e nje fabrike te prodhimit te kepuceve ne Tirane. Pasi ishin lajmeruar per renien e flakeve, zjarrfikset jane gjendur per pak minuta ne kete fabrike, por ne momentin e hyrjes ne ambientet e brendshme te saj kane gjetur trupin pa jete te rojes.

Vatra e zjarrit ka qene e vogel dhe me teper ka patur tym me gazra te renda, pasi materiali qe po digjej ishte plastik dhe lekure.

Organizmi i 52-vjecarit duket qe nuk e ka perballuar dot. Zjarrfikset i kane vene nen kontroll flaket menjehere. Nga perllogaritjet e para, fabrika ka pesuar deme minimale ekonomike, pasi zjarri nuk ka mundur dot te depertoje ne magazinat e kesaj firme.

Grupi hetimor i ngritur per kete qellim do te hetoje menyren se si humbi jeten 52-vjecari Hoxha, qe mendohet te kete qene ne gjendje pergjumjeje ne momentin e renies se flakeve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›