Raporti i BERZH për Shqipërinë: “Ekonomia shqiptare vazhdon të rritet”

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka prezantuar raportin më të fundit mbi ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në raportin me temë “Kriza dhe Tranzicioni”, të prezantuar nga përfaqësuesi i Berzh, Peter Sanfey, renditen pikat kryesore të zhvillimit gjatë vitit të kaluar dhe prioritetet për vitin 2012. Sipas BERZH, Shqipëria vijon të ketë normat e rritjes më të larta se vendet e tjera të rajonit. Vendi ynë dallohet në këtë raport për një seri progresesh dhe reformash të kryera gjatë dy viteve të fundit. Duke iu referuar performancës makroekonomike në raport thuhet se ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, pavarësisht se ritmi është më i ngadaltë. GDP-ja reale vlerësohet se gjatë 2010 ka pasur normën më të lartë të rritjes në Evropën juglindore me 3.8 për qind, për të dytin vit radhazi. Kontributi më i madh ka ardhur falë performancës në rritje shumë të fortë të eksporteve dhe kryesisht në sektorin e energjisë. Ndër të tjera në raportin e BERZH theksohet se Shqipëria ka rritur investimet e huaja direkte. Aktiviteti tregtar vijon të mbetet i fortë, ndërsa remitancat kanë pësuar rënie për shkak të krizës në vendet fqinje.
Për sa u përket politikave fiskale BERZH citon se në vitet e fundit janë kryer këto politika kanë qenë të kujdesshme. Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2011 për të vlerësuar shpenzimet kapitale në mënyrë përmbushjen e objektivave për uljen e deficitit buxhetor në 3.5 për qind. Sektori bankar deri më tani ka mbetur elastik ndaj krizës vitin e kaluar ka pasur një rritje të kredive për sektorin privat. Reformat kanë përparuar në sektorin rrugor, ndërkohë që kontratat e financuara nga BB për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare dhe rajonale janë në progres. Po ashtu në raport flitet për zgjerimin e burimeve hidroenergjetike të vendit. Këto burime gjenerojë rreth 98 për qind të prodhimit të energjisë elektrike të Shqipërisë. Dhënia e licencës së parë 3G vitin e kaluar shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e sektorit të telekomunikacionit, thuhet në raportin e BERZH.
Gjithashtu nga ekspertët e BERZH vlerësohet menaxhimi i përmirësuar i sektorit të ujit dhe ujërave të zeza, duke shtuar se qeveria shqiptare po ndërmerr iniciativa të mëtejshme në këtë drejtin kohët e fundit. Duke u ndalur në prioritete kryesore të vitit aktual BERZH thekson se për stabilizimin makroekonomik janë të nevojshme masa të tjera fiskale. Është e rëndësishme për Shqipërinë mbajtja e borxhit publik nën nivelin e 60 për qind duke ulur shpenzimet. Thelbësore mbetet për forcat politike bashkëpunimi për avancimin e reformave të nevojshme dhe progresi drejt përafrimit me BE. Gjithashtu për BERZH thelbësore mbetet përfundimi i shitjes së aseteve shtetërore. Kompletimi i privatizimeve të planifikuara nuk do të sjellë vetëm rritjen e të ardhurave në buxhet por edhe rritjen investimeve te huaja direkte në vitet e ardhshme.