E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktimat e Xhenoves mberrijne sot ne Shenkoll te Lezhes

 Në Shënkonll të Lezhës banorët po perjetojnë momente të trishta dhe hidherimi nga tragjedia e tre diteve me parë në Xhenova të Italisë.

Nena dhe dy femijët të cilët u bënë viktima të permbytjes janë banorë të ketij fshati, banorët e të cilit nga momenti I mberritjes së lajmit po ngushëllojnë të afërmit e Shpresa Djala dhe dy vajzave te saja 11 muajshe dhe tete vjece. Trupat e te pajeteve pritet te vijne sot ne vendlindje ku dhe do te organizohet ceremonia mortore. Të premten uji dhe balta qe brenda pak minutash perfshine qytetin, i moren jeten gjashte personave, tre prej te cileve shqiptare.

Nena e re, Shpresa Djala 28 vjeç dhe dy vajzat e saj Janisa dhe Gioia, u nxorren pa jete nga hyrja e nje pallati ku ishin strehuar. Kryefamiljari Flamur Djala, prej 15 vjetesh me banim ne Itali ku ka nje firme ndertimi, ndodhet ende ne gjendje traume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›