E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja Shqipëri-Kosovë, lehtësi për kalimin e shtetasve

Aksi Kosove-Shqiperi, do te jete me i sigurt per levizjen e mjeteve gjate sezonit turistik, me patrullimi e perbashket te te dy policive.Ministri i brendshem, Lulezim Basha dhe homologu i tij,kosovar,Bajram Rexhepi, nenshkruan ne piken e kalimit kufitra ne Morine,nje memorandum ku percaktohen sherbimet e perbashketa te patrullimit rrugor.

”Kjo marrëveshje do të përmirësojë më tej cilësinë e shërbimit, do të përmirësojë më tej transparencën e këtij shërbimi duke ulur në minimum ankesat e qytetarëve dhe duke shtuar në maksimum sigurinë e lëvizjes së tyre dhe kënaqësinë e pranisë së tyre gjatë sezonit turistik në territorin e Republikë së Shqipërisë”, tha Lulezim Basha, ministër i Brendshem,

”Me patrullimet e përbashkëta do të ngrihet cilësia, do të ndihmojë që të parandalohen incidentet dhe do të ndihet një siguri e një kënaqësi më e madhe e atyre pushuesve që vijnë në Shqipëri”, u shpreh Bajram Rexhepi, minister i Brendshem i Kosoves.

Ky memorandumi do të konsolidojnë edhe më tej bashkëpunimin gjatë sezonit turistik, për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe parandaluar kundravajtjet administrative në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.Keto patrullimet të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës do do zbatohen ne baze te një plani të përbashkët masash dhe do të kryhen me mjetet e Policisë së Shtetit.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›