SHBA, ulet papunësia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është shprehur i kënaqur me tendencën pozitive të uljes së papunësisë në vend.
Ai ka bërë thirrje për më shumë investime. Papunësia në vend u ul gjatë dhjetorit me 0.4 për qind, për të shkuar në kuotën e 9.4 për qind të fuqisë aktive të punës. Kjo ishte ulja më e lartë brenda një muaji që prej vitit 1998.
“Nëse jeni duke menduar që të bëni investime në të ardhmen, bëjini ato që tani dhe do të na ndihmoni edhe neve që të rrisim ekonominë tonë”, ka deklaruar Obama.
Rezerva Federale të SHBA-së kanë informuar se 103 mijë vende të reja të punës janë krijuar gjatë dhjetorit, por rënia drastike e papunësisë lidhet kryesisht me faktin se 260 mijë të papunë hoqën dorë nga kërkimi i punësimit.
Aktualisht, 14.5 milionë persona në SHBA mbijetojnë nga asistencat sociale.