E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Europolit, gangsterët me motorë, kërcënimi i ri për Shqipërinë



TIRANË - Europoli ka dhënë alarmin se bandat e motorëve janë një kërcënim i madh për vendin tonë. Në një raport të publikuar një ditë më parë Policia europiane është shprehur se në Shqipëri dhe në Turqi bandat e dhunshme të motoristëve kanë njohur rritje. Të quajtura si “Hells Angels” (Engjëjt e Ferrit), po drejtohen me shpejtësi për në vendin tonë dhe në Turqi. Përfundimet kanë dalë pas monitorimeve të dy viteve të fundit që kanë bërë strukturat e Europolit. Siç thuhet në raport, kohët e fundit ka një zgjerim të madh të bandave të motoristëve. Ata janë dëbuar nga shumë vende të BE-së pasi njihen si autorë të shumë krimeve, që nga vrasjet e deri te grabitjet me dhunë. Europoli ka bërë të ditur se vitet e fundit këto banda kanë lëvizur dhe janë zhvendosur në drejtim të Europës Lindore. Pikërisht për të minimizuar dëmet nga këto banda, Policia europiane ka ndërmarrë një hap për t’u dhënë ndihmë policive të vendeve ku pritet të kenë probleme, mes të cilave ndodhet dhe Shqipëria. “Hells Angels Motor Club” (HAMC) janë një grupim i madh dhe njihen për krimet e ndryshme që kryejnë. Siç bën të ditur Europoli, anëtarët e këtyre bandave nuk e njohin ligjin. Ata akuzohen dhe dyshohen për shumë raste trafikimesh, mes tyre dhe të njerëzve dhe drogës. Siç është mësuar, anëtarët e Hells Angel kanë qenë të përfshirë në gamën e gjerë të aktiviteteve të krimit të organizuar, në veçanti prodhimin dhe shpërndarjen së Cannabisit dhe methamphetamine-s. Gjithashtu ata kanë një pozicion solid në tregun e kokainës. Siç është bërë e ditur në raportin e Europolit, Hells Angels ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me grupet lokale të motoristëve në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni. Ata janë vendosur me praninë e tyre edhe në Turqi.

2 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›