E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i INSTAT, 93% e bizneseve konsiderohen të vogla

Bisneset të cilat dominojnë në Shqipëri janë ndërmarrjet me 1- 4 të punësuar apo siç kalsifikohen ndryshe bisnese të vogla, të cilat zënë një shifër prej 93%. Ndërkaq një përqindje më të vogël kanë edhe prodhuesit e shërbimeve me rreth 85% të të gjitha ndërmarrjeve. Vitet e fundit sipas raportit të INSTAT vërehet një rol zmadhues i femrave në rolet menaxhuese të firmave apo edhe drejtimin e bisneseve, megjithatë pjesa e tyre ende mbetet e ulët : 24.7%. Ndërkaq në regjistrin e ndërmarrjeve ekonomike të Institutit të Statistikave Shqiptare vërehej edhe një shifër e madhe informalitetit 19,884 ka qënë numri i ndërmarrjeve të regjistruara për vitin 2008, ndërkaq që numri i ndërmarrjeve të cilat rezultonin aktive ishte 107,342. Mbizotërues në numër (rreth 62%) janë ndërmarrjet me aktivitet tregëtar në hotele,bare dhe restorante ku mmës humë se gjysma e tyre është përqëndruar në qarqet Tiranë dhe Durrës. Por edhe aktivitetet e industrive dhe shërbimeve të tjera kryesisht në arsim, shëndetësi dhe ndërmjetësime financiare zënë një pjesë të konsiderueshme të bisneseve dhe kohët e fundit shihet një prirje rritëse e tyre. Ndërkaq që ndërmarrjet e mëdha zënë më pak se 1% të të gjithë këtij tregu në vend por kanë një peshë të konsiderueshme në punësim duke qënë se kanë rreth 37% të punësuar citohej në regjistrin e INSTAT. Gjatë viteve 2006 - 2008 kanë filluar aktivitetin e tyre 44.5% e këtyre bisneseve në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›