E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët në Tiranë, dy muajt e fundit, mbi 1500 të huaj

Rreth 1600 turistë të huaj kanë vizituar Tiranën këto 2 muajtë e fundit. Kjo shifër rezulton në zyrat e drejtorisë se promovimit të kryeqytetit , pikërisht në zyrën e turizmit. Sokol Miçi, drejtues i këtij seksioni ka deklaruar se turistët që drejtohen për të kërkuar informacione janë të interesuar për pikat arkeologjike, malin e dajtit, teatrot dhe fshatrat që e kufizojnë kryeqytetin. Por , ajo se çfarë duket interesante shprehet Miçi është fakti se shumë turistë kanë kërkuar ti shofin pallatet me ngjyra duke pohuar se kanë dëgjuar për fasadat shumë ngjyrëshe të Tiranës. Sipas të dhënave të regjistruara në këtë zyrë shume turistë kërkojnë informacione edhe për qytetet e tjera të Shqipërisë sidomos për qytetet bregdetare të jugut qytetit të Butrintit dhe atë të Krujës .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›