Raporti i KE: UÇK, e perfshire ne tregti organesh

Bruksel, 15 dhjetor, NOA – Ushtria Çlirimtare e Kosoves, ka qene e perfshire ne trafikimin e organeve, ne vrasje me porosi dhe krime te tjera.
Kjo akuze mberrin nga raportuesi i Keshillit te Evropes, te publikuar ne gazeten, "The Guardian”, Dik Marti, sipas te cilit, UÇK-ja ka mbajtur rober serbe ne nje fshat te thelle ne veri te Shqiperise, ku ata u vrane ndersa organet e tyre jane shitur ne tregun e zi.
Sipas raportit ne fjale, kryeministri i Kosoves,
Hashim Thaçi, dikur kreu i UÇK-se, eshte identifikuar si bosi i nje rrjeti qe
filloi operimin me reket kriminal pas luftes se Kosoves dhe mbajti ndikimin e
tij te fuqishem mbi qeverisjen e vendit qe nga ajo kohe.
Hetuesi per te drejtat e njeriut, Dik Marti, qe ka hulumtuar rastin, do ta
paraqese raportin para diplomateve evropiane te te gjitha 47 vendeve anetare,
ne nje takim qe mbahet ne Paris diten e neserme.
n.e/NOA