E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: KFOR-i në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme

 

PRISHTINE-Një delegacion i Këshillit Veriatlantik, i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer viziton sot Kosovën.Delegacioni i NATO-s do të pritet në takim nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Emilio Gay dhe do të vizitojë trupat e NATO-s në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Scheffer dhe përfaqësuesit e Këshillit Veriatlantik do të takojnë edhe udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të komuniteteve pakicë dhe zyrtarët ndërkombëtarë. Vizita e delegacionit të NATO-s në Prishtinë bëhet në kohën kur autoritetet vendore kanë filluar procesin për shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe formimin e Forcës së Sigurisë, proces ky i udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike. NATO, KFOR-i është në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe ka si mision të mbrojë popullsinë kosovare. Shefi i NATO-s ka thënë se është e paqartë se sa gjatë do t'i duhet të rrijë KFOR.

"Ne do të pëmbushim mandatin tonë për sa kohë Këshilli i Sigurimit e konsideron këtë të nevojshëm", ka thënë Scheffer.
"Dhe kjo do të thotë për sa kohë nuk do të ketë rezoluta të tjera që të zëvendësojnë 1244, NATO, KFOR do të ketë bazë ligjore për të qëndruar në Kosovë dhe do të qëndrojë," ka shtua ai.
Këshilli i Sigurimit do të diskutojë të premten për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara.

Një prej cështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa Serbinë do ta përfaqësoni ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›