Kosovë, 900 ushtarë amerikanë votuan për Presidentin SHBA
PRISHTINE- Rreth 900 ushtarë amerikanë, të bazës ushtarake në Kosovë, pjesë e misionit të NATO-s, janë mes 20 milionë amerikanëve të cilët tashmë kanë hedhur votën e tyre në votimet e mëhershme për presidentin e Shtëpisë së Bardhë. Në të gjithë Kosovën aktualisht jetojnë 2000 shtetas amerikanë, civilë dhe ushtarakë, të cilët janë regjistruar si votues për këto zgjedhje.
Në kampin ushtarak Bondsteel, komandanti John Mitchell me detyrën e drejtuesit të qendrës së votimit thotë “Këto zgjedhje janë tashmë një pjesë e historisë kushdoqoftë fituesi”
”Sigurisht që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për mua por për të gjithë kolegët e mi ushtarakë, pasi do të ndikojnë direkt në cështjen ushtarake” thotë një ushtar tjetër amerikan në Kosovë.
Kryeministri kosovar Hashim Thaci beson se mbështetja e Washingtonit për Kosovën nuk do të ndryshojë, pavarësisht se cili kandidat do ta fitojë, ai republikan apo demokrat.
“Unë jam i bindur në këtë. Ne kemi garancinë që qeveria amerikane dhe në të ardhmen do të bashkëpunojë me Prishtinën, dhe ky bashkëpunim do të jetë i sukseshëm. Jam shumë krenarë që drejtoj qeverinë e Kosovës, e cili është qeveria me drejtimin më pro evropian dhe pro amerikan në rajon”- tha Thaci
Sondazhet kanë treguar se kandidati demokrat Barak Obama është shumë popullor në vendet që janë aleate të ngushta të SHBA-së, si Australia, Kanadaja dhe vendet e Europës Perëndimore.
(s.g/B92/BalkanWeb)