E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KiE- së: Rriten shifrat e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri

Këshilli i Evropës nëpërmjet një raporti të grupit të ekspertëve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i njohur si GRETA publikoi sot të dhënat mbi këtë lloj trafiku për Shqipërinë.

Sipas KiE-së autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të kushtojnë vëmendje për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, pasi ai është në rritje. Sipas raportit në vendin tonë ka pasur fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërsa më shumë të tjera duhet të bëhen për të luftuar stereotipet.

KiE në këtë raport u kërkon autoriteteve shqiptare të shtojnë hapat e ndërmarrë për të nxitur arsimim dhe punësim për anëtarët e grupeve të ndjeshme ndaj trafikimit. GRETA u kërkon autoriteteve shqiptare që të forcojnë masat për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, duke marrë në konsideratë situatën e veçantë të viktima fëmijëve, pavarësisht nëse ato kanë rënë dakord apo jo që të marrin pjesë në procedurat gjyqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›