E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramoz Ruci rizgjidhet ne krye te Asamblese Socialiste

Asambleja kombetare e Partise Socialiste ka rizgjedhur si kryetar te saj Gramoz Rucin me 168 vota pro nga 210 te mundshme. Permes nje votimi te fshehte kreu aktual i asamblese se PS-se rremben dhe nje mandat te dyte ndersa vlen te theksohet fakti se Ruci ishte e vetmja kandidature ne gare. Krahas kesaj Asambleja e Pergjithshme e Partise Socialiste ka zgjedhur sekretariatin e ri ekzekutiv te Partise Socialiste. Ne listen e propozuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama per emrat qe do te ishin pjese e Sekretariatit Ekzekutiv bie ne sy largimi i Andis Harasanit Kastriot Islamit dhe Edlira Haxhiymerit dhe futja e Erjon Veliajt Ilir Beqes dhe Damian Gjiknurit. Ne votimet e bera sot u vendos qe sekretar organizativ te jete Blendi Klosi sekretar per ceshtjet zgjedhore Damian Gjiknuri sekretar per programin Ilir Beqja sekretar per pushtetin vendor Bashkim Fino sekretar per grupet e interest Arben Ahmetaj sekretar emigracioni Erjon Veliaj sekretar per koalicionet Ndre Legisi dhe sekretar per koordinimin Fatmir Xhafaj. Mbledhja e anetareve te PS-se u zhvillua prane fshatit Ndroq te Tiranes ku Asambleja krahas kryetarit do te zgjedhe dhe kryesine bashke me sekretaret e rinj.Kryesia e re e Partise Socialiste do te perbehet nga 25 antare. Numri me i larte i anetareve shpjegohet nga drejtuesit e selise roze edhe me faktin se asambleja e re e partise eshte me e madhe ne numer se ajo e meparshmja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›