Të rinjtë e Këshillit Bashkiak, pesë emra nga PD-ja dhe pesë nga PS-ja

Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, nëntë këshilltar të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të largohen për të marë poste të tjera drejtuese. Ndërkohë, zëvendësimi i tyre pritet të bëhen në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak që do të mbahet të mërkurën. Pesë këshilltarë të rinjë do ti shtohen këshillit bashkiak nga Partia Demokratike dhe pesë të tjerë nga Partia Socialiste. Sipas burimeve nga këshilli bashkiak i Tiranës, Sokol Lekaj, Blegina Agolli, Besnik Aliaj, Sulejman Mema dhe Margarita Qirko do të jenë përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të marin statusin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Tiranës.
Ndërsa Partinë Socialiste do ta perfaqësojnë Lili Nushi, Tatjana Selenica, Mimoza Hafizi, Irma Guga dhe Mehmet Hasanlami. Ndërsa ata që nuk do të ulen më në karriget e këshillit bashkiak të Tiranës do të jenë: Flamur Noka, Gent Strazimiri, Adriana Gjonaj dhe Florjon Mima nga Partia Demokratike dhe nga Partia Socialiste janë larguar këshilltarët Luiza Xhuvani, Besnik Baraj, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj. Njoftohet se mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mbahet të mërkurën më datë 16 shtator ku pikat kryesore të rendit të ditës do të jenë konstituimi i këshilltarëve të rinj dhe prezantimi i planit të përgjithshëm rregullues të Bashkisë së Tiranës.