E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OSBE/ODIHR, LSI: Objektiv, të nisim reformën zgjedhore

TIRANE- LSI vlerëson raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit si objektiv. Nënkryetari i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përsëriti sot apelin drejtuar forcave politike për tu ulur në tryezën e diskutimeve për të bërë përmirësimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

“Pasi kemi në duar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR ku në mënyrë të qartë thotë kryerjen e reformës zgjedhore përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, nuk ka më asnjë alternativë tjetër të përgjegjshme përvec asaj të uljes së partive në tavolinën e bisedimeve për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.”- deklaroi Vasili në një prononcim për shtyp nga selia e partisë.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR u bë publik mbrëmë. Në raport vlerësohet se zgjedhjet që u zhvilluan më 8 maj në Shqipëri ishin konkuruese dhe transparente, por që sërish nuk munguan problemet. Procesi sipas OSBE-ODIHR ishte pozitiv në përgjithësi, por u vërejt një fenomen që ndikoi negativisht, polarizimi partiak. Raporti bëri thirrje për reformë zgjedhore.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›