E Diel, 1 Nëntor 2026

Sharrë, banorët përplasen me policinë, nuk lejojnë strehimin e romëve

Share

Banorët e një zone pranë një ish- reparti ushtarak në Sharrë, Kombinat, kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar banorët romë që të strehohen aty. Madje mësohet se mes tyre dhe policisë ka pasur përplasje fizike. Policia ka shoqëruar anëtarë të tetë familjeve të zonës, që thonë se nuk do lejojnë që romët të strehohen tek ish- reparti ushtarak. Ka raportime se banorët kanë pretendime mbi territorin ku do vendosen romët.

Romët do dërgohen për strehim aty pasi për ta është përshtatur një kapanoni. Por romët thonë se nuk janë lejuar të hyjnë në ato mjedise, madje janë dhunuar dhe kanë pësuar dëmtime fizike nga banorët e zonës.

Familjet rome u bënë problem pasi u dyndën tek Avokati i Popullit për të kërkuar strehim. Ata ishin dëbuar nga banesat e tyre në Kinostudio. Zgjidhja që u ofroi Bashkia e Tiranës ishte një kapanon i përshtatur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›