E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet i kërkuari për trafik droge

Arrestim / foto arkiv

Një person i kërkuar në Itali për trafik droge është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Operacioni i koduar “Sevaster” ka bërë të mundur kapjen e 38-vjeçarit Arten (Artan) Agron Lici (Memushi), i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në ngarkim të tij, Gjykata Penale e Firences ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Materialet procedurale në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, me qëllim ekstradimin e tij në Itali. / G.N.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›