E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Liria e fjalës, e pakontestueshme

Shefi i misionit civil në Kosovë, Piter Feith ka vizituar sot në Prishtinë selinë e Komisionit të Pavarur për Mediat. Gjatë vizitës, Feith u shpreh se liria e mediave është diçka thelbësore për zhvillimin e demokracisë të një vendi. "Liria e fjalës në media është e pakontestueshme. Pa liri të shprehjes nuk mund të ketë media të pavarura", ka pohuar Feith. Ai ka shtuar se misioni civil ndërkombëtar do t'i mbështesë të gjitha projektet e Komisionit të Pavarur për Mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›